Limaj: Kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme

03 mars 2019 | 22:42

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka uruar shqiptarët për fitorën në komunën e Tuzit.

Ai ka thënë se kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme.

“Kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme. Kjo u konfirmua sonte me fitoren e koalicionit “Malësia na Bashkon”. Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz. Urime Malësisë së Madhe dhe të gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave në Malin e Zi, jo zyrtare, koalicioni shqiptar…