14 karateistë e përfaqësuan Kosovën në Austri

04 mars 2019 | 14:58

14 karateistë të Kosovës kanë garuar gjatë fundjavës në garën Karate 1 Series A për senior, të mbajtur në Salzburg të Austrisë.

Suksesin më të madh e arriti Albulena Gërvalla, e cila javë më parë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21. Gërvalla në Salzburg, zuri vendin e nëntë nga 104 garuese, në kategorinë deri në 55 kilogramë. Ajo shënoi tri fitore, një në garat e rregullta, ndërsa dy në repesazh. Tri fitore realizoi edhe Alvin Karaqi, i cili mbetet në garë për të fituar normën Olimpike “Tokyo 2020”.

Ai në kategorinë -84 kg u ndalë në luftën e katërt. Sukses të njëjtë shënoi edhe Valdrin Rashiti (-67 kg), që realizoi tri fitore.  Durim Haziri (+84 kg) shënoi dy fitore, ndërsa me nga një fitore e mbyllën garën Elona Kolgeci (-61 kg) dhe Donita Elshani (-68 kg). Garuesit tjerë pësuan humbje në luftën e parë. Herolind Nishevci nuk mori pjesë në këtë garë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka thënë se Vatikani do të hapë plotësisht…