Molliqaj thotë se LDK-ja dhe Vetëvendosje vetëm po bëjnë sehir

04 mars 2019 | 22:21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Molliqaj ka thënë në televizionin T7, se këto dy parti opozitare “nuk po bëjnë asgjë”.

“LDK-ja e VV-ja po bëjnë sehir”, është shprehur Molliqaj, teksa ka thënë se këto parti nuk janë në gjendje as ta kundërshtojnë qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Mund të bënin shumë më shumë po të ishin bashkë”, ka vlerësuar deputeti i PSD-së.

Sipas Molliqajt, Kosova “s’ka opozitë”. Ai ka thënë se e vetmja parti opozitare që po angazhohet është partia e tij, duke përmendur hartimin e Ligjit për Dialogun dhe Rezolutën për Dialogun.

“Cili është rezultati i LDK-së e VV-së?”, ka pyetur Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarrfikësit e Lyonit të udhëhequr nga lejtnant kolonel Stephane Berrez…