Ambasadori Kosnett takohet me Veselin

05 mars 2019 | 11:10

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është parë sot në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se ambasadori Kosnett është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në të cilin thuhet se është paraparë të bisedohet për zhvillimet politike në vend, më konkretisht rreth taksës ndaj produkteve të Serbisë që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

(Epoka e re /A.M)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër nga ora 17:00 zhvillohet derbi i Superligës në futboll…