Fazli Hoxha: Epopeja e UÇK-së, ngjarja më e ndritur e historisë sonë të re

05 mars 2019 | 12:33

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka kujtuar Epopenë e UÇK-së.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Epopeja e UÇK-së është ngjarja më e ndritur e historisë sonë të re.

Postimi i plotë i tij:

21-vjetori i Epopesë së UÇK-së 5, 6 dhe 7 marsi është ngjarja më e ndritur e historisë sonë të re.

Kujtimet dhe përvjetorët e këtyre ngjarjeve historike kanë mesazhe që gjeneratat e reja, por edhe të gjithë të tjerët, ta kuptojnë rolin që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në veçanti Komandanti Legjendar Adem Jashari, familja Jashari, dhe familja Haradinaj, që me sakrificën e tyre u bënë themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. 

Të kujtojmë përherë Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari, familjen Haradinaj, dhe të gjithë dëshmorët e kombit për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shuhet në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali…