Izmi Zeka: Themeltarët e kombit duhet të ishin të skalitur sot në Prishtinë

05 mars 2019 | 16:49

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kujtuar Epopenë e UÇK-së.

Ai ka thënë se komandanti Adem Jashari dhe gjeneralët e luftës të cilët sot i bëjnë roje kombit “duhet të vendosen në qendër të Prishtinës aty ku bashkëdyzohen brezat, gjeneratat, aty ku është dija, shkenca e mbi të gjitha aty ku bota prek jetën shtetërore të Kosovës”.

“Jo për ata sepse ata kryen misionin e tyre. Për ne të gjallët që ngaherë mendoj se kemi vdekur që moti.
Prishtina ka nevojë për idealin e tyre, frymëzimin dhe të bëmat e tyre. Kryeqyteti me ta merr frymë lirshëm dhe tregon nga ku jemi ardhur. Andaj themeltarët, baballarët e kombit e kanë vendin të skalitur në shtatore në Prishtinë”, ka shkruar Izmi Zeka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina dhe Feronikeli janë në garë për titull dhe distanca…