Unitedi dhe Chelsea në garë për Romagnolin

05 mars 2019 | 17:32

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë nisur duelin për shërbimet e kapitenit të AC Milan, Alessio Romagnoli.

Megjithatë, raportohet se dy klubet angleze do ta kenë konkurrencën e gjigantëve italianë, Juventus, për qendërmbrojtësin. Sipas sajtit italian “calciomercato”, Chelsea ka tentuar ta blejë italianin edhe në të shkuarën.

Me trajnerin Maurizio Sarri në klub, “The Blues” mund të tentojë përsëri në verë për mbrojtësin që vlen 70 milionë euro. Megjithatë, teksa Chelsea po monitoron situatën, rivalët e Manchester Unitedit thuhet se e duan me çdo kusht Romagnolin, i cili zotëron aftësi të mira teknike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona kanë vdekur vetëm gjatë muajit janar të këtij…