Gigi dhe Bella me veshje mahnitëse në Javën e Modës në Paris
06 mars 2019
| 11:42
Gigi dhe Bella Hadid janë modelet që njihen si udhëheqëse të pistave të modës anembanë botës.
Motrat Hadid sërish u bashkuan në Javën e Modës në Paris për t’i sjellë modelet e tyre unike të veshjes. Ato u shfaqën me disa veshje interesante dhe pak a shumë të njëjta që së bashku tërhoqën vëmendjen e medieve.