Bytyqi: Mësuesit janë shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën

07 mars 2019 | 09:12

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka uruar mësuesit për 7 Marsin.

Ai ka thënë se 7 Marsi është dita kur nderojmë mësuesit tanë dhe kujtojmë rolin e tyre të rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë tonë.

“Kujtojmë sot, edhe mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha të historisë për të zhdukur analfabetizmin, të gjithë ata që krijuan traditën e arsimit shqip. Vlerësojmë përpjekjet tuaja të përditshme për të ofruar arsim cilësor për fëmijët tanë dhe duke besuar fuqishëm në përkushtimin tuaj, ne jemi të sigurt se do të afrojmë arsimin tonë me atë të vendeve të zhvilluara të botës”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se mësuesit i keni dhënë historisë shembuj edhe më të vështirë, duke iu dhënë dije gjeneratave, e njëkohësisht duke i frymëzuar drejt luftës për liri. “Prandaj, Ju jeni shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën!”, ka deklaruar Bytyqi në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, gjenerali Ramadan Qehaja, ka mirëpritur…