Për nder të 7 marsit, kryeministri vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina”

07 mars 2019 | 09:21

Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të 7 marsit –  Ditës së Mësuesit, ka vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

“Përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen. Sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare. Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore ‘Hasan Prishtina’, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falenderuar për vetmohimin edhe në kohëra të vështira”, ka thënë Haradinaj pas kësaj vizite.

Ai ka premtuar përkrahje institucionale për mësuesit. “Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional. 

Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka uruar mësuesit për 7…