Thaçi: Mësuesit në ditët më të rënda na kanë mësuar në frymën më të lartë të patriotizmit

07 mars 2019 | 10:27

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Dita e Mësuesit, 7 Marsi, përherë duhet të na motivojë edhe më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë. 

“Me përkushtimin e tyre për të përhapur dije, mësuesit tanë edhe në ditët më të rënda na kanë mësuar në frymën më të lartë të patriotizmit dhe janë bërë jo vetëm udhërrëfyes, por edhe heronj e dëshmorë, për lirinë dhe pavarësinë tonë”

“Në këtë ditë të veçantë, të gjithë mësuesve ua uroj 7 Marsin dhe shpreh mirënjohje të pakufishme për punën e tyre”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të 7 marsit -  Ditës…