Më 11 mars në Prishtinë bëhet përurimi i librit “Fitorja Diplomatike”

07 mars 2019 | 10:49

Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më mars 11 do të përurohet libri  “Fitorja Diplomatike – Kujtime nga Përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i ish-ambasadorit të Republikës së Kosovës dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmarit.

“Janë të mirëseardhur të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë! Përurimi i librit mbahet të hënën, më 11 mars 2019, në ora 12.00. Vendi: Fakulteti FIlozofik i Universitetit ‘Hasan Prishtina’, Salla Nr. 14. Prishtinë”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë…