Tahiri: Miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, hap i madh

07 mars 2019 | 18:03

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, është hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Ai ka thënë se ky ligj e kthen pronën komunale në potencial zhvillimorë në mundësi për investitorët dhe në interes të publikut.

“Komunat kanë qenë të bllokuara nga procedurat dhe pamundësia për t’iu ofruar investitorët mundësi, madje ata nuk kanë arritur të akomodojnë zhvillimin e infrastrukturës bazike (shkolla; spitale; palestra sportive etj) në interes të publikut. Tashmë, komunat kanë duart e lira të negociojnë dhe të paraqesin para investitorëve mundësitë për investime. Ligji, i hapë mundësi ndërveprimit të komunës me akterët lokal, qofshin ata ofrues të shërbimeve për publikun në emër të komunës, shoqërinë civile dhe akterët tjerë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka hapur perspektivë të re në këtë fushë ku janë mbi 50 vendime për bartje të pronës në funksion të zhvillimit dhe interesit publik.

“Karshi kësaj, zonat zhvillimore janë kthyer në potencial për investime siç është shembulli i parkut inovativ Gjerman në Prizren dhe Parkut Zhvillimorë Amerikan në Gjakovë dhe zonat e zhvillimit në komuna janë jo vetëm mundësi por hapa të sigurt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunave dhe vendit”, ka deklaruar Tahiri.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i legjendës së futbollit dhe kryetarit tashme të ndjerë…