Rama: Bashkëpunimi i mirë i FSK-së me NATO-n po vazhdon

08 mars 2019 | 11:30

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka deklaruar se prioritet i tyre gjatë vitit të kaluar ka qenë transformimi i kësaj force në ushtri.

Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, ai ka thënë se kishin prioritet edhe transparencën ndaj miqve ndërkombëtarë si dhe ndaj opinionit publik.

Sipas tij, bashkëpunimi i mirë me KFOR-in dhe NATO-n po vazhdon edhe në fazën e tranzicionit të ushtrisë së Kosovës.

“Një prej prioriteteve tona është ngritja profesionale për misionin dhe detyrat tona që i kemi në të ardhmen. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar është i mirë dhe përkrahja për pajisje nuk po mungon”, ka thënë Rama.

Rama ka treguar se falë mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë rreth 1200 pjesëtarë të kësaj force  po kryejnë shkollë ushtarake në shtete të huaja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Mavraj duket se po kthehet në një lider të…