Sot fillon shitja e biletave, ja çmimet 

08 mars 2019 | 11:43

Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Përfaqësuesja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.

Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në “linkun: www.tiks.app”. Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.

Çmimet e biletave janë si në vijim:

VIP1 EUR 80.00
VIP2 EUR 80.00
VERI EUR 5.00
JUG  EUR 5.00

LINDJE    

L1     EUR 10.00
L2     EUR 15.00
L3     EUR 15.00
L4     EUR 10.00

PERENDIM       

P1 pjesa e poshtme        EUR 15.00
PJ pjesa e sipërme         EUR 20.00
P2     EUR 15.00
P3     EUR 15.00
P4     EUR 15.00
P5 pjesa e poshtme        EUR 15.00
P5 pjesa e sipërme         EUR 20.00

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari R Kelly ka përfunduar i arrestuar pasi dështoi ta…