“Reporterët pa Kufij”: Lironi gazetaret!

08 mars 2019 | 14:19

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizata “Reporterët pa Kufij” e ka shënuar me thirrjet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të 27 grave gazetare që aktualisht janë duke u mbajtur në “kushte të tmerrshme” nëpër botë.

Bazuar në të dhënat e grupit me bazë në Paris, nga 334 gazetarë të burgosur deri në fund të muajit shkurt, 27 prej tyre, apo 8%, janë gra. Këto gra gazetare janë duke u mbajtur në 9 shtete. Irani dhe Kina janë vendet që kanë burgosur më së shumti reportere gra, me nga 7 secili prej tyre.

“Të 27 gazetaret për të cilat po flasim janë privuar nga liria për shkak të asaj që kanë raportuar apo për shkak se kanë pasur kurajo të flasin hapur”, ka thënë  Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Christophe Deloire. Ai shtoi se ato janë “shpesh viktima të dënimeve të padrejta” dhe se ndonjëherë “janë torturuar apo ngacmuar seksualisht”.

Në Iran, të burgosurave u mohohet dhe trajtimi i duhur mjekësor, e shpeshherë ato hyjnë në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve të burgut./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se organizatat e pavarura…