Kryeziu, Haradinajt: Pezulloje taksën në dakordim me ShBA-të

08 mars 2019 | 22:52

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, i ka bërë thirrje kryeministrit  Ramush Haradinaj që ta pezullojë taksën me një dakordim me SHBA-të, pasi sipas tij nga pozita e kryeministrit do t’i kontribuojë më fuqishëm mbrojtjes së Republikës së 17 shkurtit, se sa duke mbajtur taksën, e duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. 

“Ramush Haradinaj ka treguar gatishmërinë që taksën të mos e pezullojë edhe me çmimin që të bije Qeveria. Por, besoj se Haradinaj duke e pezulluar taksën me një dakordim me SHBA-të, nga pozita e kryeministrit do t’i kontribuojë më fuqishëm mbrojtjes së Republikës së 17 shkurtit, se sa duke mbajtur taksën, e duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

“Prandaj, kryeministër nesër pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, David Hale, duhesh të dalesh me një marrëveshje të dakorduar për taksën!”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli, ka publikuar këngën më të…