Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, takohen liderët së bashku

09 mars 2019 | 11:09

Pas përfundimit të takimit të liderëve të shtetit me zyrtarin e lartë amerikan David Hale, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli, janë mbledhur në njërin prej restoranteve të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Takimi u zhvillua në Rezidencën e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.

Diplomati amerikan në këtë takim ka kërkuar nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barnat nëpër barnatoret e Kosovës, nuk kanë çmime të unifikuara.…