Veseli: Me ligj e me statut, “Trepça” përgjithmonë do jetë e Kosovës

09 mars 2019 | 16:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Gjigantit metalurgjik “Trepça”, pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ka thënë se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.

Pas këtij takimi, Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, se shndërrimi i “Trpçës”, në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj.

“Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të…