Momenti kur u godit për vdekje këmbësori dhe u rrezikuan dy të tjerë

09 mars 2019 | 16:54

Në fshatin Shtedim të Podujevës, rreth dy orë më herët ka ndodhur një aksidentet me fatalitet.
Nga përplasja e dy automjeteve, humbi jetën një 73 vjeçar.

Rastin për “lajmi.net”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjecar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2093084890746330/?t=10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…