Prifti ‘ringjall’ të vdekurin nga arkivoli, paditet

10 mars 2019 | 13:15

Një grup drejtuesish funeralesh në Afrikën e Jugut thonë se do të padisin një profet të vetëshpallur dhe që pretendon të ketë ringjallur të vdekurit.

Një video virale e pastorit Alph Lukau tregon momentin kur ai bërtet ‘ngrihu’ pranë një burri të shtrirë në një arkivol, shkruan “BBC”.

Më pas, burri ngrihet në këmbë, duke shkaktuar entuziazëm te të pranishmit. Prifti i bindi ndjekësit e tij se ringjalli me sukses njeriun e vdekur. Kompanitë funerale thanë se ishin manipuluar duke u përfshirë në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakers nuk arrijnë të bëjnë kthesën ashtu sikurse pritej, ndaj…