Fitojnë Interi, Torino dhe Atalanta

10 mars 2019 | 17:05

Interi kalon Spalin pa probleme, triumf edhe për Gjimshitin (VIDEO)

Interi bëri detyrën përballë Spalit në shtëpi, duke triumfuar pastër 2-0. Edhe pse mysafirët dukeshin të pathyeshëm në pjesën e parë, pjesa e dytë ishte shumë ndryshe. Politano dhe Galiardini në harkun kohor të 10 minutave i dhanë fitoren zikaltërve, të cilët ruajnë ritmin e Milanit. Torino ka marrë një sukses të rëndësishëm në transfertë kundër Frosinones, me rezultatin 1-2. Një dopietë e kapitenit Belotti ka mjaftuar që Torino të marrë tri pikët.

Atalanta e nisi takimin vetëm me Gjimshitin titullar, pasi Berisha u ul në stolin e rezervave. Mbrojtësi kuqezi shijoi triumfin, pasi luajti 90 minuta në fitoren 1-2 kundër Sampdorias. Golat nga Zapata dhe Gosens në pjesën e dytë i dhanë tri pikët Atalantës.

Rezultatet

Inter – Spal                     2-0
Frosinone – Torino         1-2
Sampdoria – Atalanta    1-2

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë fundjavë ka vendosur ta…