Lekaj firmos kontratën për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

11 mars 2019 | 11:10

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc-Gjakovë.

Ai përmes një njoftim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Postimi i plotë i Lekajt:

Mirëmëngjesi Gjakovë!

Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë. Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone. 

Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. 

Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë  vit fillojnë këto projekte:

Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan

Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe

Ndërtimi i rrugës në Cufadol

Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec

Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden

Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan

Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi 

Ndërtimi i rrugës së Radoniqit

Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar

Ndërtimi i rrugës në Ramamat 

Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë

Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës (Rruga e Peshkut)

Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.

Shihemi në fillimin e punimeve, Gjakovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e ndërmarrjes publike “Infrakos” sot kanë mbajtur grevë një…