Zidane në bisedime me Juven

11 mars 2019 | 11:18

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zgjedhja e parë e Juventusit nëse Massimiliano Allegri largohet në verë, që duket shumë e mundshme, pavarësisht prej rezultatit kundër Atletico Madridit këtë të martë në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës “La Stampa”, Zidane ndodhet në Torino në këto dy ditët e fundit dhe tashmë e ka shfrytëzuar rastin të flasë me përfaqësuesit e klubit. Ish-bashkëlojtari i tij te Juve, Amoruso, i ka ndezur thashethemet edhe më shumë, duke e publikuar një fotografi nga ndeshja e tyre e vitit 2016 në futboll të vogël me Ciro Ferraran dhe Mark Iulianon në “Instagram”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se…