Kamenica përfiton 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

11 mars 2019 | 15:41

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të ofroj përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim që të përmirësohet ndriçimi publik në këtë komunë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt”, thuhet në njoftimin e MZhE-së.

Ministri Lluka u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje e cila ndër të tjera do ta bëjë ndriçimin më efiçient. “Jam i kënaqur që u nënshkrua ky memorandum i cili jo vetëm se do të ndërrojë ndriçimin publik por edhe do ta bëjë atë më efiçient”, u shpreh Lluka.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi synohet krijimi i mundësive për implementimin e pilot projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”.

Ky memorandum bashkëpunimi është pjesë e zbatimit të Planit Nacional për Efiçiencë të Energjisë, e që kontribuon në përmbushjen e obligimeve të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrollet e kryera në tetë shtete të Amerikës Latine kanë…