![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/zeneli.jpg)
Zeneli në formacionin e javës në Francë
11 mars 2019
| 15:50
Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli ka vetëm disa javë që është transferuar në kampionatin francez Ligue 1.
Zeneli ka filluar shkëlqimin me Stade Reims duke shënuar gola e duke dhuruar asistime. Sulmuesi nga Mitrovica ka shënuar gol këtë javë ndaj Dijonit në barazimin që mori skuadra e tij në udhëtim 1-1. “L’Equipe” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës.