![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/haradinaj-11-scaled.jpg)
Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik, shkaku kushtet atmosferike
12 mars 2019
| 10:24
Është anuluar takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në orën 13:20.
“Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.