Haradinaj thotë se Qeveria do ta mbështesë komunën e Hanit të Elezit

13 mars 2019 | 09:58

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, nga i cili është njoftuar për projektet dhe sfidat në këtë komunë, veçanërisht në infrastrukturë. 

“Qeveria e vendit do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme të Hanit të Elezit, dhe në këtë aspekt do të ndikojë edhe miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal, duke kthyer pronën komunale në potencial zhvillimor”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot prej orës 10:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme…