Haradinaj, Mogherinit: Dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë përpara se të vendosej taksa

13 mars 2019 | 10:10

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefes së diplomacisë të BE-së, Federica Mogherinit, e cila ka deklaruar se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se dialogu ka dalë nga binarët para se Qeveria të vendoste taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë përpara se të vendosej taksa, Federica Mogherini. Mungesa e transparencës, mbështetja e propozimit për shkëmbim të territoreve  dhe dështimi i implementimit të marrëveshjeve ekzistuese –  këto janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë pa u ndërlidhur me taksën”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e…