Limaj: Zyrtari i lartë britanik kërkoi ta heqim taksën

13 mars 2019 | 11:54

Bashkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj, pas takimit me zyrtarin e Qeverisë britanike, Richard Moore, ka thënë se ky i fundit ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Kishim një takim me zyrtarë të lartë të Qeverisë britanike dhe biseduam për përgatitjet tona për dialog. Atij i shpjeguam përmbajtjen e platformës, e cila është e mbështetur mbi bazën e dokumenteve që e kanë bërë këtë shtet. Po ashtu, e informuam për disa tema që në të kaluarën nuk janë trajtuar sa duhet për marrëveshjen me Serbinë. Gjetëm mbështetje të plotë nga ai”.

“Të gjithë zyrtarët që vijnë kërkojnë në mënyrë diplomatike të largohen pengesat dhe të vazhdohet dialogu, në këtë mënyrë të pezullohet taksa. Ne mundohemi që t’iu shpjegojmë që kushtëzimet nuk janë të mira në dialog. Qëndrimi i të gjithë miqve është që të gjendet rrugë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe këtë vazhdimisht na e kanë thënë në Prishtinë e Bruksel”, ka theksuar Limaj në një konferencë për medie se bashku me Shpend Ahmetin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kërkon justifikime Diego Simeone pas humbjes 3-0 me të…