Aksident te mensa e studentëve, gjashtë të lënduar

14 mars 2019 | 09:12

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ndodhur pranë mensës së studentëve, më saktësisht tek rruga “Eqrem Çabej” në kryeqytet.

“KosovaPress” përmes zyrës për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka kuptuar se në bazë të ekzaminimeve nga njësiti i trafikut, dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mosrespektimit të semaforit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, gjatë vitit 2018, ka…