![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/F4FF0B61-88AC-4C3B-874B-E7283ED78A0D.jpeg)
Në dialogun me Serbinë do të përfshihen edhe komunitetet joshumicë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, me të cilët ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, këtë mëngjes bashkëbisedova me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, ekspertiza e të cilit do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Fecabook”.
Ai ka thënë se komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit.
“Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Hardinaj.