![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/AA43D6DB-5DB6-42BB-BD8C-2794396965D0.jpeg)
Kryeministri njoftohet me aktivitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Kosovës të kryesuar nga kryetarja Feride Hyseni.
Haradinaj është njoftuar nga Hyseni për punët, sfidat dhe sukseset e Kryqit të Kuq të Kosovës duke thënë se qëllimi kryesor është puna humanitare dhe ofrimi i shërbimeve kualitative humanitare për qytetarët.
“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj pas takimit.