Barça rreth katër javë pa Dembelen

15 mars 2019 | 17:03

Ousmane Dembele është lënduar përsëri dhe do të jetë jashtë fushave për tri deri në katër javë.

Futbollisti francez është dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Lyonit (5-1) në tetën e finales së Ligës të Kampionëve. Ai luajti vetëm për 20 minutat e fundit, shënoi një gol, por nuk e festoi shkaku i dhimbjes në këmbë dhe shpinë.

Testet mjekësore të sotme treguan se lojtari duhet të largohet për një pushim të ri, siç bëri në janar për dy javë ndërsa ka pasur më parë probleme të mëdha me shtyllën kurrizore.

Kjo do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të humbasë ndeshjet në La Liga kundër Betisit, Espanyolit, Villarrealit dhe Atletico Madridit, dhe ndoshta duelin e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se dyshon se…