Haradinaj: Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente

16 mars 2019 | 15:40

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidentet që kanë ndodhur sot.

Tre të rinjë humbën jetën në një aksident në Duhël të Suharekës, kurse një tjetër në Vitomericë të Pejës.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Duhël të…