Xhemajl Hazizi zgjedhet kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate

16 mars 2019 | 16:26

Me pjesëmarrjen e rreth 700 delegatëve, Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e II Zgjedhor të Rinisë. 

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e ri të Rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizin, duke i uruar punë të mbarë.

“Rinia e Nismës ishte promotor i suksesit tonë në këto pesë vite. Pesë vite më parë, me një përkushtim të madh, krijuam rininë e Nismës, e cila fuqizoi partinë duke i dhënë sukses e shpirt platformës tonë politike.  Pesë vite më parë askush nuk ka menduar që kaq shpejt mund të arrijmë këtu ku jemi”, ka thënë Limaj.

“Sot, Kosova është shtet i pavarur dhe i konsoliduar. Ajo pret të rinjtë t’i marrin përgjegjësitë shtetërore. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë të rinjtë tanë të cilët, pavarësisht sfidave e vështirësive, nuk u ndalën asnjëherë së punuari e angazhuari në funksion të rritjes dhe fuqizimit të partisë sonë. Falënderim të veçantë për kryetarin e deritashëm të rinisë, Albert Maxhunin dhe të gjitha strukturave drejtuese të rinisë”, ka deklaruar tutje Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë…