Rahoveci e shkatërroi Borean

16 mars 2019 | 19:43

Skuadra e Rahovecit ka regjistruar fitore shumë të lartë (159-54) përballë Boresë në ndeshjen e javës së në Superligën e Kosovës në basketboll.

Që në çerekun e parë të ndeshjes në “Mizahir Isma”, vendasit ishin dominues duke i shënuar 30 pikë dhe duke i pranuar 14 sosh.

Ata e morën lojën në dorë në dhjetëminutëshin e dytë (45:14), duke qenë shumë më bindës dhe shkuan në pushim me epërsi shumë të lartë.

Loja fantastike e nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksioni e tretë (42:8), ndërsa në çerekun e katërt (42:18) i dhanë vulë fitores me 105 pikë epërsi (159-54).

Aktualisht, Rahoveci është ngritur në vend të dytë në tabelë, mirëpo Golden Eagle Ylli këtë javë luan kundër Bashkimit.

Nga ana tjetër, Borea qëndron në fund të tabelës me 19 humbje dhe vetëm tri fitore të regjistruara deri më tani këtë edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit në aksidente trafiku,  kanë vdekur 15 persona, katër…