Muhamed Sejdini zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

17 mars 2019 | 14:28

Shqiptari Mohamed Sejdini është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, (FFM), të dielën në një kuvend zgjedhor.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së , Muhamed Sejdini si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishmëve. Mandati i tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së. Në paraqitjen e parë si president i FFM-së, Sejdini para delegatëve potencoi se federata do të jetë e hapur për idetë e reja në përmirësimin e futbollit vendor.

“Dua t’i falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, është një nder i madh që të jesh në krye të kësaj organizate dhe dua të falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në kohë të njëjtë mezi pres sfidat e reja. Nga të gjithë ne këtu, jo vetëm nga unë, pritet që të përmirësojmë mënyrën e funksionimit të Federatës së Futbollit dhe futbollit në përgjithësi. FFM është këtu për idetë e reja që do ti mendojnë mirë futbollit në Maqedoni. Unë dua të falënderoj FIFA-n dhe UEFA-s për përkrahjen , ndërsa i gëzohem bashkëpunimit të ardhshëm siç ishte deri më tani, dhe se do të jemi krenar të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. FFM do të jep përkrahje të gjithë kombëtareve”, ka thënë Sejdini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është duke kaluar nëpër një…