Certifikohen 13 trajnerë të rinj për mësimdhënie në UP

18 mars 2019 | 16:17

Është mbajtur ceremonia e certifikimit të trajnuesve të rinj nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Aty janë certifikuar 13 trajnerë të rinj përmes programit “Traning for Trainers” i financuar nga USAID-i.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka thënë se përmes këtij trajnimi është arritur sukses dhe kjo falë bashkëpunimit që ka dhënë USAID-i.

“Ky program ka dhënë sukses, ka treguar se sa jemi të suksesshëm dhe kjo është arritur fal USAID-it duke shpresuar që ky program të vazhdoj jo vetëm në UP, por edhe në të gjitha universitetet tjera. Të kemi mundësi që edhe profesorët tjerë të kolegjeve private të përfshihen në këto programe”, ka thënë ai.

Ndërsa rektori i UP-së, Marjan Dema, i është gëzuar faktit të trajnimit të stafit akademik të këtij universiteti.

Ai ka theksuar se Universiteti i Prishtinës është më mirë se kurdoherë, raporton “EO.

Nënë anën tjetër, përfaqësuesi i USAID-i, Paul Vaca, ka thënë se këto trajnime janë një mundësi e mirë për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së profesor Selim Berisha,…