Ambasadori Dedaj takon Menduh Thaçin

19 mars 2019 | 13:42

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kisha nderin ta takoj z. Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare për të biseduar për Marrëveshja e Prespës dhe nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO, për Maqedoninë e Veriut, janë të një rëndësie historike, ashtu siç do të ishte edhe përmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe integrimi euroatlantik i tërë Ballkanit Perëndimor!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur…