Legalizimi i armëve e bën Kosovën vend më të sigurt

20 mars 2019 | 08:18

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka, ka bërë me dije se legalizimi i armëve e bën Kosovën vend më të sigurt për të jetuar. 

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka kërkuar mbështetjen e krerëve të shtetit dhe të gjithë qytetarëve në këtë proces. 

Sipas Zekës, me këtë proces Kosova po e merr përgjegjësinë rajonale dhe ndërkombëtare që i takon në këtë fushë. 

Zëvendësministri Zeka ka treguar se deri më tani janë pranuar 539 kërkesa për legalizim të armëve, kurse nga këto janë dhënë 246 pëlqime.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”(

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sonte ka pasur disa mysafirë…