“Thirrjet e Nënave” nesër dorëzojnë kërkesën për kallëzim penal e monografinë “E vërteta për krimet serbe”

20 mars 2019 | 09:14

Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, më datë 21.03.2019, do të dorëzojnë kërkesën për kallëzim penal si dhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të enjten, në ora 10:00, do të dorëzojmë në Prokurorinë Speciale – të Republikës së Kosovës – Departamenti për krime lufte, kërkesën për kallëzim penal si dhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe”, monografi me 1000 faqe dëshmi kundër kriminelëve serbë, të cilët rrëmbyen, vranë dhe zhdukën shqiptarë civilë në Gjakovë, gjatë periudhës 24 mars 1999-12 qershor 1999”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, ky libër përmban 151 rrëfime të familjarëve të goditur, të cilët dëshmojnë për më të dashurit e tyre, të rrëmbyer, të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë është më 20 marsi, e që…