Lutfi Haziri: Fotografia nuk është e kohës e as e vërtetë

20 mars 2019 | 11:05

Lutfi Haziri ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, rreth publikimit të një fotografie ku ai shihet me Sami Lushtakun, Ukë Rugovën dhe Sylejman Selimi, e shumë të tjerë bashkë me një restorant në Gjilan.

“Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët specialistë, në klinika të ndryshme të QKUK-së, brenda 24…