Ismajli: Mund të arrijmë fitore ndaj Turqisë

20 mars 2019 | 15:34

Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli pritet të jetë titullar ndaj Turqisë. Ai në konferencë për medie nuk e fshehu lumturinë që është ftuar sërish në kombëtaren kuqezi. “Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do mundohemi t’ua shpërblej. Që kur e kam nisur kam pasur shumë padrejtësi, por ia kam dalë dhe ja ku jam”, ka thënë Ismajli.

Në lidhje me kualifikimin në “Euro 2020”, Ismajli ka shtuar: “Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekipi i mirë, por i kemi mundur në të shkuarën. Islandën dhe Turqinë i kemi mundësi t’i mundim dhe të dalim të dytët”. Më tej mbrojtësi foli edhe në lidhje me rivalin e së premtes, Turqinë. “Mbrojtjen nuk e kanë të fortë. Mesfushë dhe sulm kanë lojtarë që luajnë me ekipe të forta, por jo për t’iu frikësuar. Besoj se do ia arrijmë qëllimit dhe të fitojmë. Nuk janë Turqia e dikurshme. Në Turqi i kemi mposhtur me lojë e rezultat”, ka deklaruar Ismajli.

Ismajli nuk ka një partner të preferuar në mbrojtje: “Kam luajtur me Beratin dhe Mërgimin, është njëlloj për mua. Pse Panucci ka thirrur shumë mbrojtës? E ka parë të arsyeshme që të ftojë më shumë mbrojtës, ndoshta për shkak të kartonëve, ndoshta prej dëmtimeve. Ndoshta edhe për të luajtur në mbrojtje, por do ta shohim të premten si do të luajmë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin  “Statistikat…