![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/gashi-1.jpg)
Nuk kalon rezoluta për shkarkimin e Dardan Gashit
26 janar 2018
| 15:55
Deputetët e Kuvendit të Kosovë nuk e kanë miratuar draft-rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, për shkak se kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar në Malishevë.
Për shkarkimin e tij kanë votuar 36 deputetë, 49 kanë qenë kundër dhe tre kanë abstenuar.