Besa fitoi derbin ndaj Prishtinës

21 mars 2019 | 09:19

Kampioni aktual, Besa Famgas, e ka fituar edhe një kryendeshje në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat 24:21. Ishte ky derbi i xhiros së 22-të.

Në pjesën e parë pejanët ishin në epërsi që nga fillimi, ndërsa epërsia shkoi deri në pesë gola (10:5). Por Prishtina ia doli që të ngushtojë epërsinë në vetëm një gol në fund (13:12). Në pjesën e dytë prishtinasit ia dolën të barazojnë rezultatin (13:13, 15:15), por më pas Besa Famgas ia ka dalur të mbajë epërsinë e ngushtë deri në fund. Epërsia më e lartë e Besës në pjesën e dytë ishte pesë gola (24:19). Në fund Prishtina shënoi edhe dy gola për rezultatin përfundimtar, 24:21.

Jupa ishte më efikasi te Besa Famgas me 7 gola. Pesë gola i realizoi Kukrika. Te Prishtina më efikasi ishte Beshiri me 5 gola.

Po të mërkurën Kastrioti fitoi shumë thellë ndaj Dritës me rezultat 51:12. Falë fitores së thellë, përkatësisht goldallimit më të mirë, Kastrioti është kthyer në vend të parë me 40 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të dytë. Kastrioti dy humbjet i ka nga Besa, kurse Besa një humbje e ka nga Kastrioti e një nga Prishtina. Besa e Kastrioti e kanë edhe një ndeshje në Pejë para plejofit.
Prishtina mbetet e treta me 32 pikë.
Ndeshja në mes të Vushtrrisë e Vëllaznimit nuk ka dhënë fitues. Ndeshja interesante në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 28:28. Në pjesën e parë Vëllaznimi kishte epërsi prej disa golave e në fund rezultati ishte 14:13 në të mirë të gjakovarëve. Në të dytën prap Vëllaznimi ishte vazhdimisht në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin në minutën e 59-të (28:28). Me rezultatin 28:28 edhe përfundoi ndeshja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së nesërme do të shënohet Dita Botërore e…