![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/5F65D7DA-57EE-48EC-8FF4-950220A860D2.jpeg)
Kosova nuk koritet ndaj Danimarkës
21 mars 2019
| 20:54
Kosova nuk është koritur në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, pasi ka luajtur baras me rezultat 2-2.
Paraqitja e ‘Dardanëve’ ka qenë e mirë dhe fitoren e lëshuan nga duartë në minutat e fundit.
Golat për Kosovën i shënuan Rrahmani dhe Celina, kurse për mysafirët shënuan Eriksen dhe Jojbjerg. Ky është një tjetër sukses për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
/Epoka e re/