![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/19BE7962-1C24-4779-A111-9F6DCC6AA2D0.jpeg)
Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Brukselit për energji
Si vazhdimësi e koordinimit ndërinstitucional për sektorin e energjisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot të gjithë akterët e këtij sektori me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të energjisë elektrike në vend, kyçjen e burimeve të ripërtëritshme, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë.
“Nga puna e dëritanishme kuptuam që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Brukselit për energji, përkundër palës serbe që po gjen justifikime për bllokimin e zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Kosova po ashtu ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji, dhe sipas Haradinajt ka bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative.
/Epoka e re/