Ambasadori Dedaj takohet me Zhbogarin, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni

22 mars 2019 | 11:55

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar.

Dedaj e Zhbogar kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, për proceset demokratike, stabilitetin, perspektiven evropiane, thellimin e partneritetit me ShBA, BE dhe NATO-n në këto dy vende dhe për Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Dedaj ka thënë se Ballkani duhet të integrohet në të gjitha strukturat euroatlantike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Panucci një ditë para ndeshjes ndaj Turqisë foli në…