![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/moti-shqiperi-650x358.jpg)
Fundjava me diell, java tjetër me shi
23 mars 2019
| 08:55
Edhe gjatë fundjavës vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Java tjetër paraqitet me kushte tjera atmosferike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, reshje të pakta shiu dhe erëra mesatare deri të forta.